Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 179)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 179

وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًا مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ ۖ لَهُمْ قُلُوبٌ لَا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لَا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ آذَانٌ لَا يَسْمَعُونَ بِهَا ۚ أُولَٰئِكَ كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ 179 ١٧٩

Na kemi krijuar, me të vërtetë, shumë xhind dhe njerëz për xhehennem: ata kanë zemra (mend) me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin, kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si shtazë, madje, edhe më të zi. Ata janë të pakujdesshëm. (179)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar na tregon se të devijuarit dhe të humburit, që ndjekin Iblisin e mallkuar, janë vërtet shumë:

Shumë janë xhindet dhe njerëzit që Ne i bëmë për Xhehenem. -

Shumë njerëz dhe xhindë që kemi krijuar kanë për të hyrë në Xhehenem. Edhe kafshët janë më mirë se këta të humbur, pasi:

Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë,... -

Në zemrën e tyre nuk arrin njohja e besimit dhe mesazhit të Zotit. Ata nuk përfitojnë aspak nga mesazhi hyjnor, përveçse nuk do të kenë më justifikim përpara Zotit.

...kanë sy me të cilët nuk shikojnë... -

Ata nuk shohin çfarë është e dobishme për ta. Ata janë të verbër para shenjave dhe fakteve të Zotit të Madhërishëm.

...dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. -

Ata nuk e dëgjojnë të vërtetën, sipas së cilës duhet të jetojnë dhe ta adhurojnë Allahun e Lartësuar.

Ata janë si kafshët,... -

Njerëzit me të tilla cilësi të shëmtuara janë si kafshët, të cilat nuk kanë logjikë e arsye, sepse i japin përparësi asaj që do të zhduket, kundrejt asaj që do të jetë e përjetshme. Madje, Allahu i Lartësuar thotë se këta janë më të humbur sesa kafshët:

...madje edhe më të humbur. -

Janë më të humbur, sepse kafshët e plotësojnë qëllimin për të cilin janë krijuar. Madje, ato kanë njëfarë aftësie për të dalluar se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq.

Këta janë ata që shpërfillin paralajmërimet

(e Zotit). - Ata janë të hutuar ndaj më të mirës, ndaj besimit në Zot dhe ndaj zbatimit të urdhrave të Tij. Ata i kanë kthyer shpinën kujtimit të Allahut të Madhëruar. Zemra e tyre, logjika, të dëgjuarit e të shikuarit u krijuan për ta, me qëllim që ata të kuptonin fenë dhe detyrimet ndaj Zotit dhe pastaj t’i zbatonin ato me përpikmëri, por ata bëjnë të kundërtën e këtij qëllimi. Prandaj, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i lërë për në Xhehenem. Ndërsa ata që besojnë dhe, me dashuri, i përdorin dhuntitë e tyre për të adhuruar Allahun e Lartësuar, ata nuk janë të hutuar, prandaj do të jenë banorë të Xhenetit, duke bërë vepra të banorëve të Xhenetit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë