Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 17

ثُمَّ لَآتِيَنَّهُمْ مِنْ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَانِهِمْ وَعَنْ شَمَائِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ 17 ١٧

e do t’ju çasem atyre edhe përpara edhe për mbrapa, edhe në të djathtë, edhe në të majtë, e Ti do të konstatosh se shumica prej tyre nuk janë falenderues!” (17)

Tefsiri

“Pastaj, do t’u dal atyre nga para e nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta.” -

Do t’u sillem atyre nga të gjitha drejtimet, vetëm e vetëm që të arrij qëllimin tim, sado pak qoftë. Duke menduar se krijesat janë të dobëta dhe shumë prej tyre i mposht pakujdesia, i mallkuari tha tërësisht i bindur:

“Pastaj, shumicën e tyre nuk do t’i gjesh më mirënjohës.” -

Mirënjohja është cilësi e të udhëzuarve, prandaj i mallkuari synon që t’i pengojë robërit nga ky virtyt. Allahu i Madhëruar na e ka treguar qartë qëllimin final të Shejtanit: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i thërret ithtarët e vet për t’i bërë banorë të Zjarrit”. [Fatir 6]. Allahu i Lartësuar na bën të ditura fjalët e Iblisit të mallkuar dhe synimet e tij të frikshme, me qëllim që ne të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përgatitur mirë ndaj armikut tonë. I Madhëruari na nxit që të ruhemi nga i mallkuari duke njohur rrugët, mënyrat dhe hapësirat që shfrytëzon ai. Kjo këshillë dhe dituria që Zoti na dhuron për t’u ruajtur prej të mallkuarit, është ndër mirësitë më të mëdha dhe më të plota të Tij ndaj nesh.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë