Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 181)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 181

وَمِمَّنْ خَلَقْنَا أُمَّةٌ يَهْدُونَ بِالْحَقِّ وَبِهِ يَعْدِلُونَ 181 ١٨١

E, në mesin e tyre qe kemi krijuar, ka njerëz që i udhëzojnë të tjerët në rrugën e drjetë dhe gjykojnë drejtë. (181)

Tefsiri

Ndër ata, që Ne krijuam, ka edhe njerëz që udhëzojnë në të vërtetën... –

Ndër shumë krijesa, ka njerëz të zgjedhur, që jo vetëm janë të udhëzuar në rrugën e drejtë, por punojnë shumë që të udhëzohen edhe të tjerët. Ata e njohin të vërtetën, punojnë me sinqeritet sipas saj, dhe pastaj ftojnë edhe të tjerëtqë të bëjnë të njëjtën gjë.

...dhe mbajnë drejtësi sipas saj -

Ata gjykojnë me drejtësi në të gjitha çështjet. Edhe kur flasin, flasin drejt, duke thënë gjithmonë të vërtetën. Këta janë prijësit e të udhëzuarve, me dije të saktë e vepra të sinqerta. Allahu i Lartësuar i ka dalluar, sepse ata këshillojnë për të bërë mirë dhe për durim. Këta janë të gradës siddikun - të vërtetët, që vjen menjëherë pas gradës së profetëve. Por edhe mes tyre ka të dalluar mbi të dalluar, sipas shkallës së diturisë, veprave të sinqerta, thirrjes në rrugën e Zotit dhe sipas durimit që bëjnë në këtë rrugë të drejtë. I Lartësuar dhe i Dëlirë nga çdo e metë është Allahu i Lartësuar, i Cili dallon me mëshirën dhe bujarinë e Tij atë që Ai dëshiron. Allahu është Dhurues i madh dhe Bujar i pashoq.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë