Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوَلَمْ يَتَفَكَّرُوا ۗ مَا بِصَاحِبِهِمْ مِنْ جِنَّةٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا نَذِيرٌ مُبِينٌ
A nuk mendojnë ata se shoku i tyre (Muhammedi), nuk ka kurrfarë marrëzie ai është vetëm paralajmërues i hapët. (184)
A nuk mendojne ata, se shoku i tyre nuk është aspak i marrë? -
‘Shoku’ që përmendet këtu është Profeti a.s. Kjo është një ftesë nga Allahu i Lartësuar që ata të vënë në punë logjikën e shëndoshë: A nuk e shikojnë gjendjen e njeriut që u dërgua mes tyre?! Ata e njohin shumë mirë atë. Madje, para Islamit, atë e vlerësonin shumë dhe e lavdëronin. Pse tani shpifin dhe e quajnë të marrë?! Le të shohin moralin dhe udhëzimet e tij, për çfarë fton ai dhe Shpallja që ai përcjell nga Zoti i tij! Ai është njeri fisnik, me cilësi të rralla, me moral të lartë, i mençur dhe me logjikë të shëndoshë, si askush tjetër. Ai fton vetëm në mirësi dhe ndalon vetëm nga të këqijat. Atëherë, ju që logjikoni drejt, a mund ta quani atë një njeri të marrë?! Përkundrazi, ai e meriton të quhet udhëheqësi më i madh dhe këshilluesi më i qartë dhe më i dhembshur për popullin e tij. Ai është bariu më i kujdesshëm për tufënetij.Aiështëmëibutidhemëi dashuri për ata që i fton në rrugën e drejtë.Ai është vetëm një paralajmërues i qartë. -
Profeti udhëzon dhe u mëson njerëzve fjalët dhe veprat që i shpëtojnë ata nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar dhe i bëjnë të fitojnë shpërblimin e madh dhe lumturinë në të dyja jetët. Këtë ai e bën me mënyrën më të butë, më të drejtë, më tërheqëse dhe me dashurinë më të madhe.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë