Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 185)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 185

أَوَلَمْ يَنْظُرُوا فِي مَلَكُوتِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا خَلَقَ اللَّهُ مِنْ شَيْءٍ وَأَنْ عَسَىٰ أَنْ يَكُونَ قَدِ اقْتَرَبَ أَجَلُهُمْ ۖ فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ 185 ١٨٥

A nuk e shohin ata perëndorinë e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithë ato që i ka krijuar Perëndia dhe se ju ka afruar fundi i tyre (mohuesve). Në çfarë fjale, pos Tij (Kur’anit), do të besojnë? (185)

Tefsiri

A nuk shohin ata në mbretërinë e qiejve dhe të tokës... -

Nëse përsiatin mbi këto shenja madhështore, pa dyshim do të gjejnë fakte të qarta që tregojnë se Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i tyre është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt. Zoti i qiejve dhe i tokës është i plotë dhe absolut në të gjitha atributet e Tij. Ai është Bamirës, i Drejtë dhe i Urtë në të gjitha veprat e Tij.

...dhe në gjithçka që ka krijuar Allahu? -

Çdokush që kërkon të vërtetën le të shohë gjithçka që ka krijuar Allahu i Lartësuar në këtë botë. Çdo pjesë e kësaj gjithësie, sado e vogël qoftë, dëshmon për diturinë, pushtetin, urtësinë dhe gjerësinë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Tërë krijimi dëshmon për bamirësinë e pakufishme të Krijuesit dhe për faktin se vullneti i Tij realizohet mbi gjithçka. Bota që ekziston tregon për cilësitë madhështore dhe absolute të Sunduesit të Plotpushtetshëm. Ajo tregon se Krijuesi është i Vetëm, Absolut, i pashoq dhe i pakrahasueshëm në çdo aspekt. Për këtë arsye, është e detyrueshme që Allahu të jetë i Vetmi që adhurohet nga krijesat, i Vetmi që meriton dashurinë, lavdërimin, mirënjohjen dhe përkushtimin e tyre. Krijesat duhet ta duan me gjithë shpirt Zotin e tyre dhe duhet t’i nënshtrohen vullnetarisht ligjit të Tij.

Afati i tyre mundet tashmë të jetë drejt fundit. -

Le të shikojnë gjendjen e tyre! Le të marrin në llogari vetveten, para se t’u vijë befas vdekja, duke kundërshtuar të vërtetën. Le të reflektojnë dhe të ndryshojnë tani nga kjo gjendje e mjerë ku ndodhen, sepse kur vjen vdekja, nuk ka më shans për t’u kthyer mbrapa. Ky ajet është nxitje për reflektim, pendim dhe kthim tek Allahu i Lartësuar me bindje. Kjo është një ftesë bujare për të dalë nga gjendja e mospërfilljes së porosive të Allahut të Lartësuar.

Atëherë, cilit Mesazh pas këtij, do t’i besojnë? -

Nëse ata nuk besojnë këtë libër të mrekullueshëm, atëherë cilës fjale i besojnë?! Vallë, u besojnë librave të mashtrimit dhe devijimit, librave që të fusin në errësirat e humbjes dhe të çojnë larg Allahut të Lartësuar?! Apo u besojnë shpifësve, që flasin nga vetja e vet dhe shejtani i mallkuar?! Por të mjerët nuk e kuptojnë që nuk ka asnjë mundësi udhëzimi pa e dëshiruar këtë Allahu i Lartësuar. E vetmja mundësi për të gjetur rrugën e drejtë është t’ia kërkosh këtë Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetmi që ka në dorë udhëzimin. Prandaj i Madhëruari thotë më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë