Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 193)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 193

وَإِنْ تَدْعُوهُمْ إِلَى الْهُدَىٰ لَا يَتَّبِعُوكُمْ ۚ سَوَاءٌ عَلَيْكُمْ أَدَعَوْتُمُوهُمْ أَمْ أَنْتُمْ صَامِتُونَ 193 ١٩٣

Nëse i thirrni ata (mohuesit) në rrugë të drejtë, nuk do t’u ndjekin ju: njësoj e keni – i thirrët apo nuk i thirrët. (193)

Tefsiri

Edhe nëse i ftoni për t’i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njëlloj, i thirrët ata apo nuk i thirrët. -

O idhujtarë, nëse ju i ftoni idhujt tuaj të kthehen në rrugën e drejtë, ata nuk ju përgjigjen. Si t’i ftoni, si të mos i ftoni, ata nuk kanë për t’ju dëgjuar. Kështu, njeriu qëndron më lart se idhujt, sepse idhujt nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk udhëzojnë, nuk udhëzohen dhe nuk dallojnë dot të mirën nga e keqja. Mjafton të meditosh pak në këto fakte dhe e kupton se adhurimi i idhujve është i padobishëm, madje i dëmshëm dhe i dënueshëm. Çdo njeri i mençur e kupton se idhujtarët janë mendjelehtë dhe të padrejtë me adhurimet e tyre të kota.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë