Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 200)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 200

وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۚ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 200 ٢٠٠

Nëse djalli përpiqet të të shpie nga e keqja, kërko strehim te Perëndia, se Ai, me të vërtetë, i dëgjon dhe i di të gjitha. (200)

Tefsiri
Në këtë ajet jepet mënyra se si duhet të përballesh me shejtanët njerëz dhe xhindë. Allahu i Lartësuar thotë:

E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. -

Në çfarëdo kohe dhe gjendjeje të ndiesh trazim prej Shejtanit të mallkuar, kërko mbrojtje tek i Madhërishmi. Kurdoherë që robi ndien se Shejtani i mallkuar po i fut vesvese, po e frenon nga kryerja e veprave të mira ose po e nxit për të kryer vepra të këqija, atëherë le të kërkojë ndihmë, mbrojtje dhe strehim tek Allahu i Lartësuar, “sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka”. Ai i dëgjon të gjitha lutjet që i drejton, ashtu edhe kërkesën tënde për mbrojtje. Allahu është i Gjithëditur, prandaj e di qëllimin tënd, por edhe për dobësinë tënde. Ai e di mirë këmbënguljen dhe përgjërimin tënd në lutje, prandaj ka për të të mbrojtur nga vesveset e shejtanit të mallkuar. Allahu i Lartësuar na mëson se si t’i kërkojmë mbrojtje Atij pikërisht në suren En-Nas, kur thotë: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur), i cili i trazon zemrat e njerëzve, qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.”!”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë