Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 205)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 205

وَاذْكُرْ رَبَّكَ فِي نَفْسِكَ تَضَرُّعًا وَخِيفَةً وَدُونَ الْجَهْرِ مِنَ الْقَوْلِ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ وَلَا تَكُنْ مِنَ الْغَافِلِينَ 205 ٢٠٥

Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe drojë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bën i pakujdesshëm, (205)

Tefsiri
Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur! -

Përmendja e Allahut të Lartësuar bëhet me zemër ose me gjuhë, por bëhet edhe me të dyja njëkohësisht, dhe kjo është më e mira dhe më e shpërblyeshmja. Allahu i Lartësuar urdhëroi së pari adhuruesin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin a.s, dhe pastaj të gjithë umetin, që ta përmendin Atë në vete, duke qenë të sinqertë dhe të përqendruar për të fituar kënaqësinë e Tij. Fjala ‘tedarruan’ e përdorur në ajet do të thotë: “me përunjësi e duke përsëritur vazhdimisht fjalët me gjuhë’. Por dhikri bëhet edhe ‘hifeten’, domethënë, me drojë e respekt të sinqertë ndaj Zotit, sepse ndoshta punët e tua nuk pranohen nga Ai. Një shenjë që tregon frikërespekt dhe përkushtim serioz ndaj Allahut të Lartësuar, është kur e bën veprën sipas mënyrës që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti a.s. Allahu i Lartësuar thotë: “... jo me zë të lartë”, pra, të mos e ngresh zërin shumë kur fal namazin e bën dhikër, dhe as ta ulësh fare, por gjej rrugën e mesme. Dhe këtë bëje: “...në mëngjes e në mbrëmje...”. Siç shihet, në këto dy momente të ditës, përmendja e Allahut të Lartësuar ka vlerë e mirësi të veçantë. Pastaj thuhet: “...mos u bëj i shkujdesur”, si ata që kanë harruar Allahun e Lartësuar dhe Ai i ka bërë që të harrojnë vetveten, prandaj humbin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Ata i përkushtohen totalisht kësaj bote, duke harruar ahiretin, prandaj bien në dëshpërim dhe humbje. Ky ajet mëson edukatën që duhet të ketë çdo besimtar. Ai duhet të kujtojë e përmendë shpesh Allahun e Lartësuar, ditën dhe natën, sidomos në mëngjes e në mbrëmje. Këtë duhet ta bëjë me sinqeritet, drojë e përunjësi ndaj Zotit, me gjuhë dhe me zemër, që adhurimi të jetë sa më i plotë. Profeti (a.s) ka thënë: "Allahu nuk i përgjigjet duasë që bëhet me zemër të shkujdesur dhe të pavëmendshme”. Allahu i Lartësuar thotë se Ai ka krijuar njerëz që janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në adhurimin që i kushtojnë Atij, tërësisht në bindje dhe në shërbim të urdhëresave të Tij. Prandaj çdokush ta kuptojë se, kur Allahu i Lartësuar kërkon që të shtosh adhurimet dhe dhikrin, nuk do të thotë se Ai ka nevojë që të shtojë adhuruesit e Tij apo se kështu shtohet pushteti i Tij. Ajo që Ai dëshiron është thjesht që ne të përfitojmë sa më tepër për veten tonë. Allahu i Lartësuar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë