Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا بَنِي آدَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمُ الشَّيْطَانُ كَمَا أَخْرَجَ أَبَوَيْكُمْ مِنَ الْجَنَّةِ يَنْزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْآتِهِمَا ۗ إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ ۗ إِنَّا جَعَلْنَا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ
O bijtë e Ademit, le të mos u mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga xhenneti (meqë i mashtroi), duke u zhveshur rrobat për t’ju dukur vendet e turpshme të tyre. Ai (djalli) dhe ushtria e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Na i kemi bërë djajtë ndihmës të atyre që nuk besojnë. (27)
Ai dhe skota e tij ju sheh juve, ndërsa ju nuk mund t'i shihni ata. -
Shejtani bashkë me ushtrinë e tij të xhindëve ju kanë në shënjestër dhe synojnë shkatërrimin tuaj. Ata ju shikojnë, ndërsa ju nuk i shikoni, prandaj bëni kujdes dhe ruajuni nga çdo kurth dhe intrigë e tyre, duke plotësuar porositë e Zotit tuaj. Vetëm duke zbatuar porositë e Zotit tuaj dhe me besim të plotë tek Ai, ju do të jeni të ruajtur dhe të shpëtuar.Ne i kemi bërë shejtanët miq
(vetëm)të atyre që nuk besojnë. -
Nëse robi bëhet mik dhe pasues i Shejtanit të mallkuar, kjo ndodh për shkak të mosbesimit. Me fjalë të tjera, në varësi të cenimit të imanit, do të jetë dhe afrimiteti me Shejtanin. Po në këtë gradë do të jetë dhe pushteti që i mallkuari do të ketë mbi njeriun, për ta devijuar atë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë.” [Nahl 99, 100].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë