Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَنَادَىٰ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابَ النَّارِ أَنْ قَدْ وَجَدْنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقًّا فَهَلْ وَجَدْتُمْ مَا وَعَدَ رَبُّكُمْ حَقًّا ۖ قَالُوا نَعَمْ ۚ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنٌ بَيْنَهُمْ أَنْ لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ
Dhe banorët e xhennetit u thonë banorëve të zjarrit: “Na e kemi gjetur të vërtetën, atë që na është premtuar nga Zoti ynë, e ju, a e keni gjetur të vërtetën, atë që u ka premtuar Zoti juaj?” Ata thonë: “Po!” e, atëherë, një lajmëtar në mes tyre thërret: “Me të vërtetë, mallkimi i Perëndisë u takon zullumqarëve”, (44)
Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. -
Pyeten jobesimtarët: Po ju, a e gjetët ndëshkimin e premtuar për mosbesimin dhe mosbindjen ndaj Zotit? Përgjigjja vjen me përvuajtje dhe plot dhimbje: “Po, ne po e dëshmojmë se çdo paralajmërim që na u bë ishte i vërtetë.” Të gjitha krijesave, pa përjashtim, do t’u bëhet e qartë e vërteta pa asnjë fije dyshimi. Allahu i Lartësuar realizon çdo gjë që e ka premtuar nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij, dhe askush nuk është më i vërtetë se Allahu në premtim. Në ahiret, çdokujt do t’i largohen dyshimet që ka patur, sepse është dita kur të gjithë do të jetojnë realisht atë që është premtuar. Besimtarët do të gëzohen dhe lumturohen me premtimin e Allahut, ndërsa mohuesit do të dëshpërohen dhe me dhimbje do të pranojnë se e meritojnë plotësisht ndëshkimin.Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët.” -
Mes banorëve të Zjarrit dhe banorëve të Xhenetit dëgjohet një zë, që thotë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!” Mallkimi është largim nga çdo mirësi. Zullumqarët e meritojnë një ndëshkim të tillë, sepse kur Allahu i Madhëruar ua hapi atyre portat e mëshirës së Tij, ata refuzuan të hynin, duke i bërë padrejtësi vetes. Madje, jo vetëm që humbën vetveten, por tërhoqën në humbje edhe të tjerët, që pasuan hapat e tyre:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë