Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 4

وَكَمْ مِنْ قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَاهَا فَجَاءَهَا بَأْسُنَا بَيَاتًا أَوْ هُمْ قَائِلُونَ 4 ٤

Sa shumë qytete kemi rrënuar Ne! e, dënimi Ynë ju erdhi natën ose ditën kur ata pushonin. (4)

Tefsiri

Sa e sa qytete kemi shkatërruar Ne

(për gjynahet e tyre)

! Dënimi Ynë u erdhi atyre natën ose kur ishin duke pushuar

(në drekë). - Ndëshkimi Ynë i ashpër u erdhi atyre pikërisht atëherë kur nuk e prisnin, kur ishin krejtësisht të pavëmendshëm dhe të shkujdesur. Kur ndëshkimi u erdhi befas, ata nuk patën asnjë mundësi për ta sprapsur e për t’i shpëtuar. Atyre nuk u erdhën në ndihmë as idhujt që adhuronin, tek të cilët i kishin lidhur shpresat e tyre. Madje, në atë çast, ata e pranuan se ishin të padrejtë dhe se kishin bërë vepra të shëmtuara.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë