Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَمْ مِنْ قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَاهَا فَجَاءَهَا بَأْسُنَا بَيَاتًا أَوْ هُمْ قَائِلُونَ
Sa shumë qytete kemi rrënuar Ne! e, dënimi Ynë ju erdhi natën ose ditën kur ata pushonin. (4)
Sa e sa qytete kemi shkatërruar Ne
(për gjynahet e tyre)! Dënimi Ynë u erdhi atyre natën ose kur ishin duke pushuar
(në drekë). - Ndëshkimi Ynë i ashpër u erdhi atyre pikërisht atëherë kur nuk e prisnin, kur ishin krejtësisht të pavëmendshëm dhe të shkujdesur. Kur ndëshkimi u erdhi befas, ata nuk patën asnjë mundësi për ta sprapsur e për t’i shpëtuar. Atyre nuk u erdhën në ndihmë as idhujt që adhuronin, tek të cilët i kishin lidhur shpresat e tyre. Madje, në atë çast, ata e pranuan se ishin të padrejtë dhe se kishin bërë vepra të shëmtuara.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë