Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ يَا قَوْمِ لَيْسَ بِي ضَلَالَةٌ وَلَٰكِنِّي رَسُولٌ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit të gjithësisë; (61)
Ai u tha: “O populli im! Unë nuk jam aspak i përhumbur ... -
Jo, nuk jam i humbur apo i gabuar në këto që po ju them, por jam tërësisht i udhëzuar nga Allahu i Madhëruar. Udhëzimi i Nuhut ishte i një niveli të lartë, madje edhe mes profetëve. Një udhëzim i tillë iu dhurua pesë profetëve më të zgjedhur të të gjithë kohërave.... por jam një i dërguar prej Zotit të botëve.” -
Unë jam i dërguari i Atij që është Zoti im, i juaji dhe i të gjitha krijesave. Unë jam i dërguari besnik i Atij që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave. Përkujdesi më i madh dhe më i rëndësishëm që Allahu ka treguar është pikërisht dërgimi i profetëve, që t’i udhëzonin robërit në rrugën e mbarë e t’u mësonin atyre çdo gjë të nevojshme, që mundëson lumturinë në të dyja jetët. Ata u mësuan popujve se ç’janë veprat e mira, ç’është morali i lartë, ç’është besimi i pastër dhe i drejtë dhe çfarë janë veprat e këqija e besimet e kota.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë