Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 66)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 66

قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ قَوْمِهِ إِنَّا لَنَرَاكَ فِي سَفَاهَةٍ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ الْكَاذِبِينَ 66 ٦٦

Paria e popullit të tij, të cilët nuk besonin thanë: “Na, me të vërtetë, të konsiderojmë ty mendjelehtë dhe ne mendojmë se je gënjeshtar”. (66)

Tefsiri
Paria e jobesimtarëve nga mesi i popullit të tij thanë: “Ne po të shohim se ti je një mendjelehtë. Madje ne mendojmë se ti je një gënjeshtar.” -

Ata të cilët e refuzuan ftesën e profetit të tyre, duke shpërfillur edhe argumentet e tij, thanë: “Për ne je njeri mendjelehtë dhe një gënjeshtar. Ne të gjykojmë si njeri të mefshtë dhe të palogjikshëm, që nuk di se ç’është e drejta. Ne besojmë se ti je mashtrues e gënjeshtar.” Subhan- Allah, çfarë ndodh kur realiteti tjetërsohet! Çfarë ndodh kur verbëria ndaj fakteve dhe mrekullive prek logjikën e njeriut! Ata shpifën ndaj profetit të tyre duke e akuzuar për sjellje që ishin pikërisht karakteristikë e tyre. Mendjelehtët dhe mashtruesit ishin pikërisht ata. E ku ka më mendjelehtë se ai që, të vërtetën absolute e hedh poshtë si një trillim dhe i cili e refuzon jetën sipas saj?! Këta të mjerë tregoheshin kryeneçë e mospërfillës ndaj këshilluesve dashamirës, që udhëzonin tek e mira dhe e drejta, ndërsa nga ana tjetër, nënshtroheshin me trup e me shpirt ndaj urdhrave të çdo shejtani të shfrenuar. Ata ua dedikonin adhurimin atyre që nuk e meritonin dhe nga të cilët nuk kishin asnjë mirësi. Ishin ata mendjelehtët, që adhuronin gurë, pemë apo çdo krijesë tjetër të Zotit, dhe kundërshtonin vetë Zotin Krijues, i Cili është i vetmi që e meriton të adhurohet në qiej dhe në tokë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë