Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 69)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 69

أَوَعَجِبْتُمْ أَنْ جَاءَكُمْ ذِكْرٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ مِنْكُمْ لِيُنْذِرَكُمْ ۚ وَاذْكُرُوا إِذْ جَعَلَكُمْ خُلَفَاءَ مِنْ بَعْدِ قَوْمِ نُوحٍ وَزَادَكُمْ فِي الْخَلْقِ بَسْطَةً ۖ فَاذْكُرُوا آلَاءَ اللَّهِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 69 ٦٩

A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj, t’ju vijë ng një njeri i mesit tuaj, që t’ju tërheq vërejtjen. Kujtonie që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju rriti me trup (dhe fuqi). Kujtonie dhuntitë e Zotit për të qenë të lumtur!” (69)

Tefsiri

Vallë, po habiteni që udhëzimi nga Zoti juaj ju erdhi përmes një njeriu prej jush, si paralajmërim? -

Ju nuk duhet të çuditeni që Allahu dërgoi një burrë nga mesi juaj, të cilin ju e njihni shumë mirë dhe i cili ju tregon se çfarë ju mundëson lumturinë në të dyja jetët. Ai thjesht ju nxit që të bëni mirë dhe të ruheni nga të këqijat, prandaj nuk keni pse habiteni. Nëse ju silleni në mënyrë të tillë, atëherë kjo nuk është thjesht habi, por një mohim i qartë dhe i pajustifikueshëm.

Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! -

Lavdërojeni Zotin tuaj dhe shprehini mirënjohjen e plotë për të gjitha këto mirësi të pashembullta. Ai ju mundësoi pushtet të gjerë në tokë dhe ju vendosi në vendet e atyre popujve që, më herët, mohuan profetin e tyre, prandaj Allahu i shkatërroi. Zoti juaj ju vendosi në tokë për t’ju sprovuar se si do të punoni. Kini kujdes, që të mos vazhdoni me mohimin e shpalljeve të Zotit, ashtu si vepruan popujt para jush, që u shkatërruan, sepse atëherë edhe ju do të goditeni njëlloj si ata!

Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” -

Kujtoni mirësinë e Allahut, që ishte e veçantë për ju, duke ju dalluar nga të tjerët! Ai ju shtoi forcën fizike dhe parametrat truporë si askujt tjetër. Allahu ju pajisi me fuqi luftarake të pakrahasueshme. Mos i harroni këto mirësi e shumë të tjera, me të cilat Allahu ju dalloi! Nëse tregoheni mirënjohës, do të arrini shpëtimin dhe suksesin në dynja dhe në ahiret. Kështu, profeti Hud (a.s) e këshilloi popullin e tij për të qenë mirënjohës, për të bërë vepra të mira dhe për teuhid të pastër. Ai u kujtoi edhe një cilësi të tijën, si profet i zgjedhur dhe i sinqertë - dhembshurinë dhe dashamirësinë për popullin e tij. Pikërisht për shkak të kësaj dhembshurie dhe dashamirësie, Hudi (a.s) i paralajmëroi që të mos e shpërfillnin ndëshkimin e rëndë të Zotit, në mënyrë që të mos ndëshkoheshin edhe ata ashtu si popujt para tyre. Por me gjithë këto këshilla të mrekullueshme dhe pavarësisht mirësive të shumta të Zotit që profeti u kujtoi, ata nuk pranuan t'i përgjigjeshin ftesës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë