Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 77

فَعَقَرُوا النَّاقَةَ وَعَتَوْا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ وَقَالُوا يَا صَالِحُ ائْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِنْ كُنْتَ مِنَ الْمُرْسَلِينَ 77 ٧٧

Dhe therrën devën e nuk e përfillën urdhërin e Perëndisë së tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë që na premton, nëse je pejgamberë!” (77)

Tefsiri

Pastaj e therën devenë, duke shkelur me arrogancë urdhrin e Zotit të tyre.... -

Ata e therën dhe e gjymtuan devenë, për të cilën ishin urdhëruar që të mos e lëndonin asnjë grimë, sepse në të kundërt i priste një dënim i dhembshëm. Në këtë mënyrë, ata treguan arrogancën dhe ngurtësinë e zemrave të tyre kundrejt urdhëresave të Allahut të Madhëruar, duke merituar një ndëshkim, që askush tjetër më parë nuk e kish provuar. Përveç shkeljes së urdhrit të Zotit, ata, paturpësisht dhe si për ta sfiduar Profetin e Zotit, thanë:

dhe thanë: “O Salih! Hajde e bëji realitet kërcënimet e tua, nëse je vërtet i dërguar

(i Allahut)!” - Të mjerët ata! As që i kushtuan rëndësi krimit që bënë, përkundrazi, të fryrë me mendjemadhësinë e tyre, guxuan t’i thoshin Profetit të tilla fjalë të poshtra. Atëherë, Profeti i Zotit, sikurse përmendet në një ajet tjetër, iu përgjigj: “Dëfreni në vendin tuaj për tri ditë! Ky është një kërcënim që nuk mund të hidhet poshtë.” [Hud 65]. E cili qe përfundimi i tyre? Thotë i Madhëruari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë