Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 8

وَالْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ الْحَقُّ ۚ فَمَنْ ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ 8 ٨

Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë, atij që i rëndohet terezia me vepra të mira, do të jetë i lumtur; (8)

Tefsiri

Peshorja atë ditë do të jetë shumë e saktë. -

Peshimi dhe përllogaritja e veprave atë ditë do të jetë me drejtësi absolute. Atëherë nuk do të ketë asnjë lloj cenimi dhe padrejtësie, në asnjëpërmasë.

Ata që kanë peshore të rëndë

(nga veprat e mira)

- ata janë të shpëtuarit. –

Atyre që peshorja u rëndon më shumë nga veprat e mira sesa nga të këqijat, ata janë të fituarit, që do të shpëtojnë nga çdo lloj rreziku e do të arrijnë çdo gjë të dashur që kanë synuar. Për ta është fitorja e madhe dhe lumturia e përjetshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë