Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ الْحَقُّ ۚ فَمَنْ ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë, atij që i rëndohet terezia me vepra të mira, do të jetë i lumtur; (8)
Peshorja atë ditë do të jetë shumë e saktë. -
Peshimi dhe përllogaritja e veprave atë ditë do të jetë me drejtësi absolute. Atëherë nuk do të ketë asnjë lloj cenimi dhe padrejtësie, në asnjëpërmasë.Ata që kanë peshore të rëndë
(nga veprat e mira)- ata janë të shpëtuarit. –
Atyre që peshorja u rëndon më shumë nga veprat e mira sesa nga të këqijat, ata janë të fituarit, që do të shpëtojnë nga çdo lloj rreziku e do të arrijnë çdo gjë të dashur që kanë synuar. Për ta është fitorja e madhe dhe lumturia e përjetshme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë