Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 90)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 90

وَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ قَوْمِهِ لَئِنِ اتَّبَعْتُمْ شُعَيْبًا إِنَّكُمْ إِذًا لَخَاسِرُونَ 90 ٩٠

E, paria e popullit të tij, ata që nuk kanë besuar, u thanë (atyre që kanë besuar): “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë, me siguri, do të jeni të humbur”. (90)

Tefsiri

Krerët mohues të popullit të tij thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë do të humbni me siguri.” -

Duke u përpjekur të ndalonin njerëzit nga pasimi i profetit Shuajb, ata filluan të nxirrnin fjalë, që nuk ishin gjë tjetër, veçse shprehje e arrogancës dhe vetëmashtrimit të tyre. E si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ata e konsideronin rrugën e Profetit si dështim?! Aq të zhytur dhe të vetëkënaqur ishin në këtë mosbesim, saqë nuk e hetonin fare se e dështuar ishte pikërisht rruga e tyre. Këtë të vërtetë ata e provuan tërësisht kur i goditi ashpër ndëshkimi i Allahut:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë