Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
نَزَّاعَةً لِلشَّوَىٰ
që duke e kapur për kokë, (16)
Jo, kurrsesi! Ajo
(që i pret mohuesit)është Ledhá
(Zjarr i përflakur),që ta shkul lëkurën e kokës. -
Ata nuk kanë asnjë mundësi dhe mjet për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ka marrë fund fjala dhe gjykimi i Allahut të Lartësuar se të prishurit nuk kanë për të besuar, prandaj do të vuajnë ndëshkimin. Askush nuk mund t’i ndihmojë apo t’u largojë ndëshkimin atyre: as miqtë, as të afërmit. Ajo nuk është dita kur dikush mund të bëjë dobi. I shpëtuar është vetëm ai që Allahu e mëshiron. Ajo që i pret është Ledhá, zjarri që i shkrin gjymtyrët e jashtme dhe të brendshme të trupit, nga nxehtësia e madhe. Ky do të jetë ndëshkimi i tyre i madh dhe i padurueshëm.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë