Sureja El-Me'arixh (Shkallët — المعارج) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




70 El-Me'arixh(المعارج), Ajet 43

يَوْمَ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ سِرَاعًا كَأَنَّهُمْ إِلَىٰ نُصُبٍ يُوفِضُونَ 43 ٤٣

Dita në të cilën dalin nga varrezat duke vrapuar, thuajse po nxitojnë te idolet e tyre, (43)

Tefsiri

...ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre. -

Ata do të dalin prej varreve me të shpejtë, për t’iu përgjigjur thirrjes që do të bëhet. Ata do t’i drejtojnë vështrimet andej nga vjen thirrja, a thua se po shohin ndonjë flamur, dhe do të nxitojnë drejt tij. Pra, jo vetëm që nuk mund ta refuzojnë thirrjen, por nxitojnë drejt saj të nënshtruar, të frikësuar dhe të fiksuar pas saj. Ata nxitojnë, për të qëndruar të frikësuar para Zotit të botëve e për të dhënë llogari para Tij:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë