Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ
e malet do të bëhen si lesh (i shprishur) llojlloj ngjyrash; (9)
...e malet të bëhen si lesh i shprishur... -
Pra, malet do të shpërbëhen dhe nuk do të jenë më. Atëherë, duke qenë se tmerri i asaj dite do të jetë kaq i madh, sa do të bëjë këto krijime kaq të mëdha të shkatërrohen, si mendon se do të jetë gjendja e robit të dobët të rënduar edhe nga gjynahet dhe padrejtësitë e tij?! A nuk do të ishte e drejtë që zemra e tij të shqetësohej, të frikësohej dhe ta konsideronte atë si çështjen më të rëndësishme se çdo gjë tjetër?! Kjo është një ngjarje shumë e madhe dhe patjetër do të vijë dita kur ajo të ndodhë. Për këtë arsye, le t’i japim rëndësinë dhe vëmendjen e merituar, para se të vijë dita kur çdokush do të frikësohet aq shumë, sa nuk do të pyesë për asnjë, përveç vetes. I Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë