Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّارًا
Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Perëndia i jua, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh; (10)
“Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh."" –
Kuptimi: Lërini gjynahet dhe kërkojini falje Allahut të Lartësuar. Nëse e bëni këtë, ta dini dhe të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar fal shumë. Ai e fal atë që pendohet dhe i kërkon faljen Atij. Pra, Nuhu (a.s.) i ftoi ata që pendoheshin dhe premtoi se Allahu do t’ua falte gjynahet dhe do t’u jepte shumë të mira, të cilat ua ka premtuar të gjithë atyre që u largohen gjynaheve, që pendohen dhe kërkojnë falje. Nuhu (a.s.) u premtoi, gjithashtu, edhe shumë mirësi të kësaj jete, me shpresë që ata të ktheheshin te lumturia që sjell besimi dhe pendimi tek i Madhëruari. Ai u tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë