Sureja Nuh (Nuhu — نوح) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




71 Nuh(نوح), Ajet 1

إِنَّا أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ أَنْ أَنْذِرْ قَوْمَكَ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 1 ١

Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij: “Paralajmëro popullin tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm!” (1)

Tefsiri

Ne e dërguam Nuhun te populli i vet: “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd, para se ata t’i godasë një dënim i dhembshëm!” -

Allahu i Lartësuar nuk ka përmendur në këtë sure histori tjetër, veç asaj të Nuhut (a.s.), i cili punoi dhe e ftoi popullin e tij për një kohë shumë të gjatë. Për qindra vjet me radhë, ai ia përsëriste ftesën popullit të tij që ata të njësonin Allahun e Lartësuar në adhurim dhe t’i largoheshin idhujtarisë. Allahu i Lartësuar na tregon se e dërgoi Nuhun tek ai popull në shenjë mëshire për ta, për t’i paralajmëruar që të ruheshin nga ndëshkimi i dhembshëm. Ai u dërgoi atyre Nuhun (a.s.), sepse ata po vazhdonin me arrogancë dhe të shfrenuar në kufrin e tyre dhe po e bënin të pashmangshëm ndëshkimin e përjetshëm. Nuhu (a.s.) iu bind urdhrit të Allahut të Madhëruar dhe nisi menjëherë të ftonte popullin e tij:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë