Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا
dhe kanë thënë (populli i Nuhut): Mos i lini kurrsesi zotrat tuaja, mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukin, as Nesrin’! (23)
“Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën”.” -
Të gjithë këta ishin emra të njerëzve të mirë të popullit të Nuhut. Pas vdekjes së tyre, Shejtani i joshi me idenë që ata t’i pikturonin dhe gdhendnin figurat e tyre, me pretendimin që kjo do t’i nxiste më shumë për adhurimin e Zotit. Por pasi kaluan vite e vite, pasi ikën brezat e parë dhe erdhën breza të tjerë njerëzish, Shejtani u tha: “Të parët tuaj i adhuronin këto statuja e piktura dhe u kërkonin të ndërmjetësonin tek Allahu. Nëpërmjet tyre, ata kërkonin shiun dhe çdo të mirë tjetër.” Dhe kështu filloi adhurimi i idhujve. Brezat kalonin dhe porosisnin njëri-tjetrin që të mos hiqnin dorë nga idhujtaria. Të njëjtën gjë bënë edhe mohuesit e kohës kur jetoi Nuhu (a.s.).Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë