Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrimin! (28)
Tefsiri
“O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”.” – Me kategoritë e para që përmendi në lutjen e tij, Nuhu (a.s.) tregoi rëndësinë dhe gradën e tyre dhe faktin që ata janë njerëzit më parësorë për t’u bërë mirësi dhe për t’u lutur. Më pas, ai e përgjithësoi lutjen, duke futur të gjithë besimtarët dhe besimtaret. Ndërsa për jobesimtarët, ai u lut që Allahu i Lartësuar t’u shtonte atyre veçse dëshpërim e shkatërrim.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë