Sureja El-Xhin (Xhindët — الجن) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




72 El-Xhin(الجن), Ajet 22

قُلْ إِنِّي لَنْ يُجِيرَنِي مِنَ اللَّهِ أَحَدٌ وَلَنْ أَجِدَ مِنْ دُونِهِ مُلْتَحَدًا 22 ٢٢

Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Perëndisë; as që mund të gjejë strehim tjetër kund, përveç te Ai, - (22)

Tefsiri
Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër. Unë jam veçse kumtues i

(Fjalës së)

Allahut dhe i shpalljeve të Tij.” -

Askush nuk ka pushtet të të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut, madje as profetët e Allahut nuk kanë strehim dhe shpëtim gjetkë, përveç se tek Allahu i Lartësuar. Atëherë, kur profetët e Allahut, të cilët janë krijesat më të mira të Tij, bëjnë të qartë se nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, atëherë çfarë mund të thuhet për të tjerët, që qëndrojnë poshtë tyre?! Profetët e Allahut nuk i dallon asgjë prej njerëzve të tjerë, veç faktit që ata janë qartësues të së vërtetës dhe ftues në rrugën e Allahut të Lartësuar. Nëpërmjet tyre qartësohet e vërteta dhe zbulohet rruga e drejtë. Pas sqarimit të profetëve, askush nuk mund të justifikohet para Allahut të Madhëruar. Të zgjuarit i dëgjojnë me kujdes dhe përkushtim porositë e tyre, ndërsa të mjerët i shpërfillin ato, dhe largohen shumë larg të vërtetës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë