Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَهْدِي إِلَى الرُّشْدِ فَآمَنَّا بِهِ ۖ وَلَنْ نُشْرِكَ بِرَبِّنَا أَحَدًا
i cili udhëzon në rrugën e drejtë – e ne kemi besuar në të, dhe kurrsesi më nuk do t’i bëjmë shok askë Perëndisë sonë, (2)
"Ai udhëzon tek e vërteta... -
Domethënë, që udhëzon njerëzit të arrijnë dhe plotësojnë mirësitë dhe synimet e fesë dhe dynjasë së tyre....prandaj i besuam atij dhe kurrë nuk do të adhurojmë askënd tjetër, veç Zotit tonë". –
Ata bënë për vete imanin, i cili përfshin të gjitha veprat e mira, dhe devotshmërinë, që nënkupton lënien e të këqijave, në krye të të cilave është shirk-u. Nga kjo kuptojmë se shtysa drejt imanit ishin pikërisht ato që dëgjuan nga Kur'ani, pra, udhëzimet dhe mësimet e vyera të tij. Udhëzimet e Kur'anit për arritjen e mirësisë dhe për ruajtjen nga e keqja janë të qarta dhe të padiskutueshme, për ata që ndriçohen nga drita e tij dhe duan të udhëzohen me të. Imani i dobishëm sjell fryte të mira. Ky është imani i ndërtuar mbi udhëzimet e Kur'anit, ndryshe nga imani i përciptë dhe thjesht zakonor. Ata që e pranojnë dhe pasojnë fenë thjesht si traditë të të parëve të tyre, pa u mbështetur në mësimet e Kur'anit dhe Sunetit, ata janë të rrezikuar vazhdimisht nga dyshimet ose nga sprova të tjera.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë