Sureja El-Xhin (Xhindët — الجن) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




72 El-Xhin(الجن), Ajet 8

وَأَنَّا لَمَسْنَا السَّمَاءَ فَوَجَدْنَاهَا مُلِئَتْ حَرَسًا شَدِيدًا وَشُهُبًا 8 ٨

ne jemi ata që kemi arritur në qiell, por kemi hasur në plotë roje të forta (engjëj) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë); (8)

Tefsiri

“Vërtet, ne kemi hulumtuar qiellin, por e kemi gjetur atë plot me roje të fuqishëm dhe me shkëndija

(të zjarrta).” – Kuptimi: Ne kontrolluam nëpër qiell, por e gjetëm atë të mbrojtur me roje, që nuk lejojnë të afrohesh dhe të depërtosh nëpër të. Në të ka edhe shumë shkëndija të zjarrta, që godasin këdo që përpiqet të përgjojë vjedhurazi diçka nga lajmet e qiellit. Kjo që ndodhi ishte ndryshe nga ajo që ishim mësuar më parë, kur ne kishim mundësi që të afroheshim në qiell dhe të mësonim diçka nga lajmet që vinin prej andej.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë