Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَكَيْفَ تَتَّقُونَ إِنْ كَفَرْتُمْ يَوْمًا يَجْعَلُ الْوِلْدَانَ شِيبًا
Qysh do të ruheni ju (nga dënimet) nëse mbeteni jobesimtarë Ditën në të cilën fëmijët bëhen të thinjët (prej tmerrit të madh)?! (17)
Nëse ju mohoni, atëherë si do të mbroheni prej dënimit të asaj Dite, që fëmijët do t’i bëjë pleq?! –
Kuptimi: E si mund ta mendoni se do të shpëtoni Ditën e Gjykimit, atë ditë, kur, nga tmerri i madh, harrohet çdo gjë! Ajo është dita që edhe fëmijëve do t’u nxjerrë thinja, nga frika e madhe. Atë ditë, edhe krijesat më të mëdha, siç janë malet, do të shpërbëhen dhe bëhen pluhur.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë