Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ هَٰذِهِ تَذْكِرَةٌ ۖ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ سَبِيلًا
Kjo, me të vërtetë, është këshillë; dhe kush dëshiron – le ta zgjedhin rrugën (që shpie) te Zoti i tij. (19)
janë një kujtim qortues. -
Këto përshkrime të Ditës së Gjykimit janë një kujtim i dobishëm për ata që i frikësohen Zotit, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave, dhe për ata që e adhurojnë me sinqeritet Zotin e tyre, ashtu sikurse Ai i ka porositur dhe mësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Këto kërcënime u vlejnë besimtarë-ve, të cilët gjithmonë pendohen për gabimet që bëjnë dhe i kthehen rrugës së Zotit. Rruga e Zotit të tyre është rruga që Ai e ka sqaruar nëpërmjet Shpalljes së tij. Ai e ka qartësuar këtë rrugë me mënyrën më të mirë.Kush do, ai e zgjedh rrugën për tek Zoti i vet. -
Ky ajet tregon se Allahu i Lartësuar u ka lënë robërve mundësi zgjedhjeje dhe veprimi. Pra, nuk është sikurse thotë sekti xhebrijeh, që robërit i kryejnë veprat pa vullnetin e tyre dhe jo me zgjedhjen e tyre, por të detyruar dhe të imponuar. Sigurisht, ky është një mendim i gabuar, që bie ndesh me logjikën e pastër dhe me argumentet tekstuale të Sheriatit, si ky ajet i sapocituar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë