Sureja El-Muzzemmil (I Mbuluari — المزمل) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




73 El-Muzzemmil(المزمل), Ajet 2

قُمِ اللَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا 2 ٢

Zgjoju (lutju) Perëndisë natën, pos të paktën; - (2)

Tefsiri
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje! -

Nga mëshira e Tij, Allahu i Madhëruar nuk e urdhëroi për t’u falur gjatë gjithë natës, por një pjesë të saj, të cilën e shpjegon më pas. Ai mund të falej gjysmën e natës, ose më pak, pra, një të tretën, ose diçka më shumë se gjysma, pra, dy të tretat e natës. Dhe, gjatë namazit, ai duhej të recitonte bukur Kur'anin, sepse këndimi i Kur'anit të mundëson që të meditosh thellë rreth tij. Ai i bën zemrat të lëvizin e të ndiejnë besimin dhe ëmbëlsinë e tij. Nëpërmjet këndimit të Kur'anit adhurohet Allahu dhe, duke zbatuar porositë e Tij, arrihet përgatitja më e plotë dhe më e mirë për takimin me Të.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë