Sureja El-Muzzemmil (I Mbuluari — المزمل) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




73 El-Muzzemmil(المزمل), Ajet 9

رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَاتَّخِذْهُ وَكِيلًا 9 ٩

Ai ësht Zot i lindjes dhe i perëndimit, s’ka zot tjetër përveç Tij, dhe Atë merre për mbrojtës! (9)

Tefsiri

Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. -

Allahu është Zoti i të gjitha lindjeve dhe i të gjitha perëndimeve; Ai është, gjithashtu, Zoti i çdo gjëje që ekziston mes tyre. Ai është Zoti i botës qiellore dhe tokësore. Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Përkujdesësi për gjithçka. Ai është Rregulluesi i të gjitha çështjeve. Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, nënshtrim e përulësi, veçse Allahu i Madhëruar! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq, në çdo aspekt. Çdo gjë është në dorën e Tij, prandaj urdhëroi dhe tha:

... prandaj vetëm Atë zgjidh për mbështetje.

Vetëm Atë zgjidhe për të të ruajtur dhe për t’u kujdesur për ty dhe për të gjitha çështjet e tua! Pasi e porositi Profetin e Tij për namaz, në mënyrë të veçantë, dhe për dhikër, në mënyrë të përgjithshme, aktivitete këto që e përgatisin njeriun për të mbartur detyrime të mëdha, Allahu i Lartësuar e urdhëroi për durim:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë