Sureja El-Muddethir (I Mbulueshmi — المدثر) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




74 El-Muddethir(المدثر), Ajet 56

وَمَا يَذْكُرُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ ۚ هُوَ أَهْلُ التَّقْوَىٰ وَأَهْلُ الْمَغْفِرَةِ 56 ٥٦

e këshillohen vetëm ata që do Perëndia; Ai është i vetmi të cilit duhet t’i druajmë dhe Ai është i vetmi falës. (56)

Tefsiri

Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. -

Dëshira dhe vullneti i Zotit janë vendimtare dhe patjetër të ekzekutueshme. Ato janë gjithëpërfshirëse: prej tyre nuk shpëton asgjë, e madhe apo e vogël qoftë, e shumtë apo e pakët. Ky ajet është argument kundër kaderive, të cilët i përjashtojnë veprat e robërve nga dëshira dhe vullneti i Zotit. Por ky ajet është argument edhe kundër xhebrive, të cilët pretendojnë se robi nuk ka asnjë pushtet dhe nuk i është dhënë liri veprimi dhe zgjedhjeje. Këta besojnë se njeriu është i detyruar që t’i kryejë veprat e tij dhe i pafuqishëm që ta zgjedhë vetë atë që vepron. Kështu, në këtë ajet dhe në të tjerë si ai, i Lartësuari na tregon se robi ka liri zgjedhjeje dhe dëshire, po ashtu edhe aftësi e fuqi për të bërë atë që e zgjedh vetë, me dëshirën e tij. Por kjo është sigurisht brenda vullnetit dhe dëshirës së Zotit të Urtë, të Drejtë, të Gjithëditur dhe të Mëshirshëm.

Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve! -

Allahu i Madhëruar është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të Cilit duhet t’i frikësohesh më shumë se çdo gjë tjetër. Është Ai ndaj të Cilit duhet të tregohesh i devotshëm. Allahu është, gjithashtu, Falësi i madh, që e fal dhe mëshiron atë që i frikësohet Atij, duke zbatuar urdhrat e duke lënë haramet, për hir të kënaqësisë së Tij. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Muddeththir.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë