Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا تَمْنُنْ تَسْتَكْثِرُ
Dhe mos ndajë me qëllim që të marrësh më shumë! (6)
Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë! -
Mos u lëvdo e mos të të duket shumë ndonjë e mirë që u ke bërë apo që u ke dhënë njerëzve, në lidhje me dynjanë apo me fenë. Mos e zmadho shumë këtë të mirë, por vazhdo të përpiqesh maksimalisht për të ndihmuar të tjerët. Bëj mirë dhe harroje atë! Mos kërko asnjë shpërblim e vlerësim gjetkë, veçse tek Allahu i Madhëruar. Ata që u ke bërë ndonjë të mirë konsideroji njëlloj si të tjerët. Disa kanë thënë se kuptimi i ajetit është: “Mos i bëj mirësi askujt me qëllimin që ai të ta kthejë bamirësinë me diçka më shumë se ajo”. Kështu që këtu kemi të bëjmë me një urdhër të veçantë vetëm për Profetin (a.s.).Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë