Sureja El-Kijama (Ringjallja — القيامة) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




75 El-Kijama(القيامة), Ajet 36

أَيَحْسَبُ الْإِنْسَانُ أَنْ يُتْرَكَ سُدًى 36 ٣٦

Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa obligime (pa përgjegjësi)? (36)

Tefsiri

A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?! -

A mendon njeriu se do të lihet i shpërfillur, se nuk do të urdhërohet e të ndalohet, se nuk do të shpërblehet dhe nuk do të ndëshkohet? Ky, sigurisht, është një mendim i gabuar dhe arsyetim jo i saktë. Ky është një vlerësim jo i drejtë për Allahun e Madhëruar dhe për urtësinë e Tij. Më pas, i Madhëruari i kujton njeriut fillimin e krijimit të tij:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë