Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يُدْخِلُ مَنْ يَشَاءُ فِي رَحْمَتِهِ ۚ وَالظَّالِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
atë që don Ai, e shpie në mëshirën e Vet, e jobesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të rënda. (31)
Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm. -
Ata që Allahu i ka futur në mëshirën e Tij, ata i ka veçuar me përkujdesje të veçantë, duke u bërë të mundur çdo mjet dhe rrugë për të arritur lumturinë. Është Ai që i udhëzon ata në udhë të drejtë, me mëshirën dhe urtësinë e Tij. Ndërsa për zullumqarët, të cilët kanë zgjedhur devijimin kundrejt udhëzimit, Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm. Ky ndëshkim është i drejtë për ta, për shkak të zullumit dhe armiqësisë së tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë