Sureja El-Murselat (Të Dërguarit — المرسلات) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




77 El-Murselat(المرسلات), Ajet 31

لَا ظَلِيلٍ وَلَا يُغْنِي مِنَ اللَّهَبِ 31 ٣١

i cili nuk të freskon dhe nga flaka nuk shpëton. (31)

Tefsiri

Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime, që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve. –

Kuptimi: Shkoni në hijen e zjarrit të Xhehenemit, në të cilin dallohen tri gjuhë të mëdha flakësh. Ajo është një hije, në të cilën nuk ka freski e as prehje. Kush qëndron në të nuk i shpëton dot flakëve të Zjarrit, të cilat të përpijnë në çdo drejtim: djathtas, majtas, lart e poshtë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” [Zumer 16]. Ose: “Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart. Kështu i shpërblejmë Ne të padrejtët.” [El ea’raf, 41]. Më pas, i Lartësuari përshkruan shkëndijat e Zjarrit, që tregojnë për madhësinë, tmerrin dhe pamjen e frikshme të Xhehenemit:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë