Sureja En-Nebe (Lajmi — النبأ) (Ajet 35)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




78 En-Nebe(النبأ), Ajet 35

لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا كِذَّابًا 35 ٣٥

Nuk do të dëgjojnë atje (në xhennet) biseda të kota as gënjeshtra, (35)

Tefsiri

Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota e as gënjeshtra. -

Leĝuen janë fjalët e kota, të padobishme, ndërsa kidhdhâbâ janë fjalët e këqija, të cilat e ngarkojnë njeriun me gjynahe, pra, janë fjalë të ndëshkueshme, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata nuk do dëgjojnë atje fjalë të kota dhe as fjalë gjynahqare. Ata do dëgjojnë veçse përshëndetje e selam pas selami.” [Uakiah]. Pastaj i Madhëruari na tregon se Ai ua dhuron shpërblimet këtyre fatbardhëve nga bujaria dhe mëshira e Tij e pakufishme:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë