Sureja En-Naziat (Të Shkulurit — النازعات) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




79 En-Naziat(النازعات), Ajet 14

فَإِذَا هُمْ بِالسَّاهِرَةِ 14 ١٤

dhe, ja ata përnjëherësh (të gjallë) në Tokë. (14)

Tefsiri

Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe ja, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës. -

Ajo është dita kur, sapo t’i fryhet Surit, të gjitha krijesat do të dalin në faqen e tokës. Të gjithë do të ngrihen dhe do qëndrojnë duke vështruar. Allahu i Lartësuar do t’i grumbullojë dhe gjykojë, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Gjykimi i Tij është i drejtë dhe çdokush do të marrë atë që meriton.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë