Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذْ يُغَشِّيكُمُ النُّعَاسَ أَمَنَةً مِنْهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً لِيُطَهِّرَكُمْ بِهِ وَيُذْهِبَ عَنْكُمْ رِجْزَ الشَّيْطَانِ وَلِيَرْبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمْ وَيُثَبِّتَ بِهِ الْأَقْدَامَ
(Kujtoje) kur (Zoti) bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë për qetësimin tuaj nga ana e Tij, e lëshoi nga qielli – shi, për t’ju pastruar me të dhe për t’ju larguar shqetësimin e djallit, për t’i bashkuar zemrat tuaja me besim dhe t’ua forcojë këmbët tuaja. (11)
...për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja... -
T’i bënte zemrat të qëndrueshme, sepse qëndrueshmëria e zemrës sjell edhe qëndrueshmërinë e trupit....dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja. -
Toka ishte ranore dhe e paqëndrueshme, prandaj shiu e forcoi tokën dhe këmbët nuk rrëshqisnin më, por lëviznin me lehtësi. Ndihmë tjetër prej Allahut të Madhëruar ishte porosia që Ai u dha melekëve:Profetin a.s. e kapi një dremitje e lehtë, madje dhe të gjithë besimtarët i kapi kjo dremitje gjatë kohës së betejës. Pastaj Profeti a.s. ngriti kokën dhe tha: “Gëzohu, o Ebu Bekër! Ky është Xhibrili, duke ardhur në mes të pluhurit të fushëbetejës” Dhe fitorja erdhi. Allahu i Lartësuar zbriti ushtrinë e Vet, duke ndihmuar të Dërguarin dhe besimtarët. Me ndihmën e Tij, u vranë dhe u zunë robër shumë idhujtarë; u vranë 70 idhujtarë dhe kapën robër 70 të tjerë. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë