Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاتَّقُوا فِتْنَةً لَا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْكُمْ خَاصَّةً ۖ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq, dhe ta dini se Perëndia dënon ashpër! (25)
Ruhuni nga ndëshkimi
(i Zotit), i cili nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi... -
Ndëshkimi godet si atë që e bën ashtu dhe të tjerët. Nëse padrejtësia shtohet e shfaqet haptazi, ndërsa njerëzit nuk urdhërojnë njëri-tjetrin për ta ndalur e për ta rregulluar atë, atëherë ndëshkimi përfshin si vepruesit e padrejtësive, ashtu edhe të tjerët. Nga ky ndëshkim i Zotit mund të ruhesh vetëm duke këshilluar vazhdimisht për mirë dhe duke ndaluar nga e keqja me aq sa mundesh....dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë. -
Allahu i ndëshkon të gjithë ata që bëjnë vepra të cilat shkaktojnë zemërimin e Tij dhe që shpërfillin veprat të cilat e kënaqin Atë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë