Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاذْكُرُوا إِذْ أَنْتُمْ قَلِيلٌ مُسْتَضْعَفُونَ فِي الْأَرْضِ تَخَافُونَ أَنْ يَتَخَطَّفَكُمُ النَّاسُ فَآوَاكُمْ وَأَيَّدَكُمْ بِنَصْرِهِ وَرَزَقَكُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ju konsideronin të dobët e druajshit se njerëzit do t’ju përlajnë në Tokë; e Ai me ndihmën e Tij ju strehoi dhe ju forcoi juve, e ju furnizoi me të mira, për t’iu falenderuar. (26)
Kujtoni kur ju ishit të paktë në numër e të dobët në vend dhe frikësoheshit se mos njerëzit ju gllabëronin,... -
Kujtoni kur ishit nën gjykimin dhe sundimin e të tjerëve, në gjendje frike e ankthi!...por Ai ju strehoi dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij! -
Allahu ju krijoi mundësinë të keni një vend, ku të strehoheni. Ishte Allahu që ju dhuroi fitore mbi armiqtë tuaj, duke marrë plaçkë të madhe lufte prej tyre.Ai ju furnizoi me të mira, që ju të jeni mirënjohës. -
Të gjitha këto mirësi, Allahu jua dhuroi që të jeni mirënjohës ndaj bujarisë së Tij të madhe. Pa dyshim, mënyra e kërkuar nga ju për t’i shprehur mirënjohjen është ta adhuroni Allahun si Një e të Vetëm, pa e përlyer adhurimin tuaj me idhujtari të çdo ngjyre.Profeti a.s. e kaloi atë natë duke u falur pas trungut të një peme, atje në Bedër. Ishte nata e premte, e datës 17 të muajit Ramazan, në vitin e dytë të hixhretit. Lufta nisi të ashpërsohej dhe të marrë formën e saj të plotë. Profeti a.s. vazhdonte t’i lutej dhe t’i përgjërohej me lutje Zotit të tij të Lartësuar. Aq shumë i ngrinte duart lart, sa prej supeve i ra dhe rroba e tij. Sidiku (Ebu Bekri) r.a. ia hodhi krahëve rrobën që i ra, dhe i tha: “Mjaft iu lute Zotit tënd, se Ai pa dyshim do ta plotësojë premtimin që të ka dhënë!”. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë