Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




8 El-Enfal(الأنفال), Ajet 27

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَخُونُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ وَتَخُونُوا أَمَانَاتِكُمْ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ 27 ٢٧

O besimtarë! Mos e tradhëtoni Perëndinë dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini, (27)

Tefsiri

O ju që keni besuar! Mos e tradhtoni besimin e Allahut dhe të të Dërguarit, dhe mos i tradhtoni me vetëdije amanetet që ju lihen ju! -

Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që ta çojnë në vend amanetin për zbatimin e urdhrave dhe fesë së Tij. Këtë amanet Allahu i Madhëruar ua ngarkoi maleve dhe qiejve, por ata nuk e pranuan, duke shprehur keqardhjen, pamundësinë dhe frikën e tyre për të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Por këtë peshë të rëndë e mori njeriu, i cili ishte i padrejtë dhe i paditur. Në këtë mënyrë, kush e mban amanetin dhe e çon atë në vend, meriton shpërblim të madh. Ndërsa ata që e tradhtojnë atë, meritojnë ndëshkimin më të rëndë dhe që të emërtohen si tradhtarë ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Të tillë njerëz përçmojnë veten me cilësinë e shëmtuar të tradhëtisë. Ata nuk janë të denjë për virtytin e lartë të besnikërisë dhe të ruajtjes së amanetit. Duke qenë se dashuria për bukuritë e kësaj bote, siç janë pasuria dhe fëmijët, mund ta pengojnë njeriun në përmbushjen e amanetit, Allahu i Madhëruar bën të qartë se ato janë veçse sprovë. Do të vijë dita që këto bukuri do t’i kthehen sërish Atij që na i dhuroi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë