Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




8 El-Enfal(الأنفال), Ajet 28

وَاعْلَمُوا أَنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَأَنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ 28 ٢٨

dinie se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se vetëm te Perëndia është shpërblimi i madh. (28)

Tefsiri

Dijeni se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju dhe se shpërblimi i madh gjendet vetëm tek Allahu. -

Nëse keni logjikë të shëndoshë, atëherë duhet t’i jepni përparësi mirësisë së madhe të Allahut, kundrejt kënaqësive të vogla e të shkurtra, që faniten e harrohen shumë shpejt. Njeriu i mençur di të dallojë dhe t’i japë përparësi asaj që duhet dhe që e meriton të vlerësohet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë