Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




8 El-Enfal(الأنفال), Ajet 31

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا قَالُوا قَدْ سَمِعْنَا لَوْ نَشَاءُ لَقُلْنَا مِثْلَ هَٰذَا ۙ إِنْ هَٰذَا إِلَّا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ 31 ٣١

Kur atyre u lexohen ajetet Tona, ata thonë: “Na, madje kemi dëgjuar; po të duam ne, edhe na do të thonim diçka të ngjashme. Këto nuk janë kurrgjë, përpos përralla të të parëve”. (31)

Tefsiri
Duke treguar kokëfortësinë dhe arrogancën e mohuesve të Profetit, Allahu i Madhëruar thotë:Kur u lexohen atyre ajetet Tona, ata thonë: “Ne kemi dëgjuar si këto. Po të donim, edhe ne mund të thoshim fjalë të tilla. Këto nuk janë gjë tjetër, përveçse përralla të vjetra.” -

Kjo është shprehje e qartë e inatit, arrogancës dhe padrejtësisë së jobesimtarëve. Në fakt, ishte vetë Allahu i Lartësuar që i sfidoi ata, duke u kërkuar të sillnin një sure të ngjashme me suret e Kur'anit, për sa i përket bukurisë e madhështisë së tyre. Madje, i ftoi që të thërrisnin për ndihmë kë të mundnin dhe kë të dëshironin, prej idhujve apo aleatëve të tyre, por ata nuk mundën që t’i kundërpërgjigjeshin kësaj sfide. Kështu, fjalët e tyre ishin thjesht pretendime të pabazuara dhe shprehje e arrogancës. Të gjithë e dinë dhe e pranojnë se Muhamedi (a.s)ishte një njeri që nuk dinte shkrim dhe lexim, dhe as që udhëtoi ndonjëherë që të studionte historinë e të parëve, por megjithatë, ai erdhi me një libër madhështor, që është i paprekur nga e pavërteta dhe e kota. E si mund ti afrohet atij e kota, kur ai është Shpallje e Hakimun - të Urtit dhe Hamid - të Lavdishmit, të Lavdëruarit, me cilësitë, emrat dhe atributet më të larta?! Megjithatë, mohuesit e Shpalljes së Zotit dhe të profecisë së Muhamedit (a.s)u përgjigjën duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë