Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا لَهُمْ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ اللَّهُ وَهُمْ يَصُدُّونَ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَمَا كَانُوا أَوْلِيَاءَهُ ۚ إِنْ أَوْلِيَاؤُهُ إِلَّا الْمُتَّقُونَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Ç’kanë ata, e (përse) të mos i dënojë Perëndia, sepse, ata e pengojnë vizitën në Mesxhidil-haram (Qabe), edhe pse ata nuk janë padronë (kujdestarë) të tij. Padronë të tij duhet të bëhen vetëm ata që i druajnë Perëndisë, por shumica e tyre nuk e dinë. (34)
E çfarë mund ti mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë? -
E kush mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut mbi ta, ndërkohë që ata kanë kryer gjithçka që e bën të detyrueshëm dhe të merituar këtë ndëshkim?! Por cilat ishin ato veprime, të cilat e bënin të detyrueshëm ndëshkimin nga Allahu i Lartësuar? Së pari, ishte pengimi i njerëzve nga Xhamia e Shenjtë dhe, në mënyrë të veçantë, pengimi i Profetit (a.s)dhe shokëve të tij, të cilët ishin besimtarët e parë që e meritonin frekuentimin e kësaj xhamie. Profeti (a.s)dhe shokët e tij ishin ata që e meritonin të adhuronin Zotin në Shtëpinë e Tij të shenjtë, dhe jo paganët, të cilët bënin idhujtari në atë xhami, duke bërë krimin më të rëndë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë më pas:Ata nuk janë rojtarët të saj. -
Idhujtarët nuk mund të jenë ‘eulijaeh’, domethënë, nuk e meritojnë të quhen miq të atij tempulli. Në fakt, ajeti mund të kuptohet me dy mënyra:Askush, përveç të devotshmit, nuk mund të jetë rojtari i saj... -
Këta janë ata që besojnë Allahun e Lartësuar dhe Profetin e Tij. Ata e njësojnë Zotin në adhurim, me sinqeritet dhe sipas mënyrës që Ai ka përcaktuar, me qëllimin që të fitojnë kënaqësinë e Tij....por shumica e tyre nuk e dinë. -
Shumica e tyre nuk e dinë, prandaj pretendojnë për veten e tyre diçka që nuk e meritojnë aspak, sepse janë të tjerët që e meritojnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë