Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




8 El-Enfal(الأنفال), Ajet 40

وَإِنْ تَوَلَّوْا فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَوْلَاكُمْ ۚ نِعْمَ الْمَوْلَىٰ وَنِعْمَ النَّصِيرُ 40 ٤٠

E, nëse largohen nga feja, dinie se Perëndia është miku juaj. Ai është mik i mrekullueshëm dhe ndihmës i mrekullueshëm! (40)

Tefsiri

Po nëse ata heqin dorë, Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata. E nëse refuzojnë, dijeni se Allahu është Mbrojtësi juaj. -

Nëse ata nuk e braktisin atë mënyrë jetese plot padrejtësi dhe mohim, atëherë le ta dinë se Allahu di gjithçka që ata bëjnë haptas apo fshehtas. Nëse ata nuk binden, por e lëshojnë veten në harresë, shkujdesje dhe në errësirat e humbjes, atëherë dijeni, o besimtarë, se:

Ai është Mbrojtësi dhe Mbështetësi më i mirë. -

Sa kujdestar i mirë, i mëshirshëm dhe i dashur është Allahu! Ai kujdeset për adhuruesit e Tij besimtarë, duke u falur vazhdimisht mirësi dhe begati të shumta. Ai ua lehtëson rrugët për arritjen e të gjitha mirësive dhe dobive, që kanë lidhje me çështjet e tyre të fesë dhe të kësaj bote. Sa mbrojtës dhe mbështetës i mirë është Allahu! Ai gjithmonë i ndihmon robërit e Tij besimtarë dhe i ruan ata nga kurthet, intrigat dhe aleancat e kriminelëve dhe mohuesve. Nëse kujdestari dhe mbrojtësi yt është Allahu, atëherë nuk ka më asgjë për të cilën duhet të shqetësohesh. E nëse Allahun e ke kundër teje, atëherë kurrë nuk ke për t’i rezistuar të Madhërishmit dhe ushtrisë së Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë