Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ خَرَجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ بَطَرًا وَرِئَاءَ النَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ
Mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi, e për sy e faqe të botës, - e i pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë. Perëndia, i përfshinë të gjitha ato që punojnë ata. (47)
Allahu mbikëqyr gjithçka që bëjnë ata. -
Allahu i mbikëqyr ata, prandaj ju njoftoi për qëllimet e tyre të liga dhe ju porositi që të mos u përngjasoni atyre. Ky qe paralajmërim se ata do të merrnin ndëshkimin më të rëndë. Ndërsa ju dilni në luftë thjesht dhe vetëm për kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe për lartësimin e fesë së Tij. Luftoni për të shkatërruar çdo rrugë të devijuar, që shkakton zemërimin e Allahut të Madhëruar dhe ndëshkimin e Tij. Luftoni për të ftuar dhe afruar njerëzit në udhën e drejtë të Zotit, e vetmja që të shpie në Xhenetin e mirësisë dhe bujarisë së Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë