Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِمَّا تَثْقَفَنَّهُمْ فِي الْحَرْبِ فَشَرِّدْ بِهِمْ مَنْ خَلْفَهُمْ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ
Nëse i ndesh ti ata në luftë, shpartalloji ata që janë pas tyre, për t’u këshilluar ata. (57)
Nëse i ndesh ata në luftë, shpartalloji, që të marrin mësim ata që vijnë pas tyre! -
Nëse nuk keni ndonjë pakt paqeje me ta dhe jeni në gjendje lufte, atëherë asgjësojini me ashpërsi, me qëllim që të marrin mësim edhe të tjerët, duke parë se çfarë fundi i pret! Në këtë mënyrë, ata do të frenohen dhe nuk do të kenë guxim të shkelin marrëveshjet me muslimanët.Këtu kuptohet dobia e masave ndëshkimore të vendosura nga Sheriati kundrejt shkelësve të ligjeve. Ndër urtësitë dhe qëllimet e këtyre ndëshkimeve është kërcënimi dhe frikësimi i atyre që ende nuk kanë shkelur ligjin, që të mos guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Por ato, pa dyshim, shërbejnë edhe si masë për të ndëshkuarit, që të mos i kthehen më krimit. Përkufizimi i këtij gjykimi vetëm për rastin kur je në gjendje lufte me mohuesit tregon edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Nuk lejohet vrasja e qafirëve në rastet kur me ta ke traktat paqeje ose armëpushim. Edhe pse dihet mirë që mohuesit nuk i qëndrojnë besnikë asnjë marrëveshjeje, por i kalojnë kufijtë në mizori sa herë që gjejnë hapësirë, muslimanëve nuk u lejohet që t’u kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, për sa kohë është në fuqi pakti dhe nuk është vërtetuar qartësisht shkelja e tij. Muslimanët e kanë detyrë që të veprojnë me besnikëri dhe burrëri, ashtu sikurse i ka porositur Allahu i Madhëruar:Dispozita për ata që e shkelin një marrëveshje dhe për ata që e miratojnëkëtë shkelje
. Profeti a.s. i konsideronte njëlloj, si ata që e thyenin paktin me të, ashtu edhe ata që e miratonin apo ishin të kënaqur me këtë thyerje. Ai i luftonte të gjithë. Të gjithë konsideroheshin prishës të paqes. Kështu veproi ai me Benu Kurejdhat dhe me Benu Kajnukat. Kështu veproi ai edhe me banorët e Mekës. Kjo pra ishte tradita e tij me ata që shkelnin akt marrëveshjet. Të njëjtin gjykim meritojnë të kenë edhe jomuslimanët që jetojnë në një shtet musliman, të cilët heshtin apo miratojnë thyerjen e ndonjë pakti me muslimanët. Këtë mendim e mbështesin imam Ahmedi dhe të tjerë. Ndërsa pasuesit e imam Shafiiut janë të mendimit se, për sa i përket këtyre të fundit, dispozitat e ndëshkimit rëndojnë vetëm për ata që drejtpërdrejt thyejnë paktin, jo për ata të cilët heshtin apo shfaqin ndonjë lloj miratimi apo pranimi të kësaj shkeljeje. Këta janë të mendimit se nuk duhen trajtuar njëlloj paktet që lidhen mes shtetit musliman dhe jomuslimanëve që jetojnë në të (ehlul dhimeh), dhe pakteve që lidhen mes shteteve në raste armëpushimi apo marrëveshje paqeje. Këta janë të mendimit që mbrojtja dhe siguria që u jepet jomuslimanëve që jetojnë në shtetin islam, është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa traktatet e paqes apo armëpushimet që bëhen mes shteteve. Ndërsa të tjerë kanë thënë se nuk ka asnjë ndryshim mes dy rasteve. Siguria dhe ruajtja që u ofrohet jomuslimanëve brenda shtetit islam, nuk janë të përjetshme dhe të paprekshme. Ato janë të kushtëzuara me plotësimin e kushteve dhe kërkesave me të cilat ata janë të ngarkuar. Vetëm pas plotësimit të kushteve ato konsiderohen të paprekshëm. Kështu, Profeti a.s. nuk përcaktoi ndonjë kohë për paktet me çifutët, kur mbërriti në Medinë. Marrëveshjet liheshin të hapura, për sa kohë ata do t’u përmbaheshin kushteve të paktit. Për sa kohë ata do të ishin paqësorë dhe nuk do të shfaqnin armiqësi dhe luftë, kjo do të siguronte jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Në atë kohë, mes kushteve që duheshin plotësuar, nuk ishte vendosur ende pagesa e xhizjes. Me shpalljen e dispozitës së xhizjes, u shtua edhe një kusht tjetër ndaj jomuslimanëve që jetojnë në shtetin islam. Megjithatë kjo nuk e ul peshën e rëndësisë së kushteve të tjera. Kështu, nëse një pjesë e këtyre jomuslimanëve e thyejnë paktin, ndërsa të tjerët e miratojnë këtë duke mos njoftuar muslimanët, ata konsiderohennjëlloj si ata që thyejnë paktin e armëpushimit që vendoset mes shteteve. Nuk ka asnjë ndryshim mes këtyre dy grupeve që shkelin marrëveshjet. Rrjedhimisht, tri mendimet në lidhje me këtë çështje janë:Thyerja e paktit me aleatët e muslimanëve konsiderohet si thyerje e paktit edhe me vetë muslimanët.
Suneti (tradita, ligji) i Profetit a.s. ishte që, kur lidhte një marrëveshje armëpushimi me një popull, nëse këta apo aleatët e tyre luftonin aleatët e muslimanëve, qofshin këta aleatë edhe kafira, ata konsideroheshin si thyerës së paktit me muslimanët, dhe meritonin luftën. Ky ishte shkaku që Profeti a.s. luftoi kundër banorëve të Mekës. Ata bënë një pakt me Profetin a.s. që, për dhjetë vjet, të kishte paqe. Nga ana tjetër, me banorët e Mekës hynë në pakt edhe fisi Benu Bekër Ibn Uail. Ndërkohë fisi Huza’a hyri në pakt me Profetin a.s. Gjatë kësaj kohe, fisi Benu Bekër, që ishte aleat i kurejshëve, sulmon befasisht, natën, fisin e Huza’as, i cili ishte aleat me Profetin a.s. Ata vranë disa vetë në këtë sulm. Në këtë sulm ata u ndihmuan edhe nga kurejshët, fshehurazi, me një kontigjent armësh. Për këtë arsye, Profeti a.s. i konsideroi kurejshët se kishin thyer paktin me të. Gjithashtu ai e lejoi luftën kundër fisit Benu Bekër, sepse ata kishin luftuar aleatët e tij, fisin e Huzas. Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije, dha fetva që të luftoheshin edhe të krishterët e lindjes, të cilët kishin ndihmuar armiqtë e muslimanëve kundër muslimanëve duke dërguar pasuri dhe armë. Edhe pse ata nuk morën pjesë vetë në këtë luftë, ai i konsideroi si thyerës të paktit me muslimanët. Kështu, për shkak të këtij akti ai i konsideroi si thyerës të paktit, sikurse thyen kurejshët paktin me Profetin a.s., duke ndihmuar fisin beni Bekër Ibni Vail në luftimin e aleatëve të tij (Profetit a.s.). Atëherë, si të mos gjykohet në të njëjtën mënyrë mbi ata jomuslimanë që jetojnë brenda shtetit islam dhe ndihmojnë armiqtë e muslimanëve në luftën kundër Islamit dhe muslimanëve?! Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë